Trajneri legjendar i KB Rahovecit, Muhamed Thaçi – Muja, u shpreh i gëzuar pas fitores në ndeshjen e tij të parë si trajner Vreshtar.
Rahoveci fitoi pas një drame mirë të menaxhuar nga strategu shkupjan. Vet ai fitoren ja ka dedikuar familjes dhe gjithë Rahovecit, por ka kërkuar qetësi.
“Këtë fitore ja dedikoj familjes time dhe gjithë Rahovecit për mbështetjen. Të festojmë sot, por të vazhdojmë me punë nga nesër me këmbë në tokë duke punuar për ndeshjen e radhës”, u shpreh Muja shkurt për Rahoveci24 pas ndeshjes.