Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar se pas çlirimit të Suharekës, gëzimi më i madh në jetën e tij ka qenë kualifikimi i Ballkanit në Conference League.
Ajo që për dikë ishte shumë e pa imagjinueshme u arrit nga Ballkani, që ka stabilitetin më të madh financiar në Kosovë falë pronarit të Cima Construction, Arsim Kabashi, i cili është edhe donatori kryesor.
Natyrisht, pa financat e personave si Arsim Kabashi nuk do të arrihej suksesi, por kjo arrihet më lehtë kur këta biznesmenë binden nga kryetarët që kanë vizion – e për Bali Muharremajn të qenurit vizionar nuk është lajm i ri, ai gjithmonë ka qenë i tillë.
Në emisionin pas ndeshjes Muharremaj tha se as fitoret në dy zgjedhje si deputet e as dy fitoret si kryetar, nuk e kanë gëzuar atë më shumë se sa kualifikimi i Ballkanit në Conference League.
“Me të vërtet, dy herë jam zgjedhur deputet. Dy herë kam fituar për kryetar. Por, ky është gëzimi më i madh në jetën time, natyrisht pas çlirimit”, u shpreh Muharremaj.
Bali Muharremaj mes tjerash premtoi se do ta ndërtojë stadiumin e ri modern, edhe nëse nuk ka përkrahjen nga Qeveria e Kosovës.
/Rahoveci24/