“Motoçiklisti largohet nga vendi i ngjarjes, Policia arreston të pafajshmin”

Duke cituar mediat shtetërore, dje raportuam lidhur me rastin e një sulmi ndaj dy zyrtarëve policorë.

Megjithatë, sipas palës së akuzuar për këtë sulm, e vërteta qëndron ndryshe dhe nuk është ashtu siç është shkruar në media, përcjell Rahoveci24.

Ky person tregoi versionin e vet të ngjarjes, sipas të cilit ai kishte shkuar pa arsye në Polici, teksa në tentim për ta telefonuar inspektoriatin e punës, njëri prej zyrtarëve policorë tenton t’ia marrë telefonin, por qyteti vetmbrohet, me çka pastaj në raportin policor është regjistruar si “dhunë e ushtruar ndaj zyrtarit policor”. Pas këtij rasti, prokurori vendos që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë deri në një vendim tjetër të gjykatës.

Burime të Rahoveci24 mësojnë se personi i arrestuar nuk ka në pronësi asnjë motoçikletë dhe nuk ka vozitur kurrë një të tillë. Lidhur me këtë ngjarje është informuar edhe Inspektoriati i Policisë së Kosovës dhe sipas kësaj pale pritet që ky rast të hetohet.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.