Teksa numërimi i votave po vazhdon, ai i ka rreth 2700 vota.
Pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës, Ardian Rama pritet t’i marrë rreth 3 mijë vota, që përbën kampanjë shumë të suksesshme elektorale për të.
Kjo ishte gara e parë elektorale dhe fushata e parë për kandidatin nga AAK.
Ai pritet të jetë aktiv edhe në proceset e ardhshme zgjedhore, si një fytyrë e parapëlqyer e votuesve të AAK-së në komunën e Rahovecit.
Ardian Rama ishte faktor kyç pse AAK doli mirë në qytet, duke parë trendin se sa është votuar VV-ja.
/Rahoveci24/


