Momenti kur autobusi ngecë në rrugë pas rreshjeve të borës (Video)

Një autobus i cili po ishte duke bartur udhëtarë në drejtim të Prishtinës ngeci sot në rrugën Avdullah Bugari në Rahovec.

Bora e madhe e ka vështirësuar qarkullimin në këtë rrugë në orët e hershme.

Kjo bëri që një autobus të ngecte, kurse Rahoveci24 ishte në vendin e ngjarjes me një video LIVE në një raportim të jashtëzakonshëm.

Në vendin e ngjarjes dolën në ndihmë qytetarë dhe policia e Kosovës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.