Momenti i së vërtetës, krejt Rahoveci të shtunën te Kompleksi ndaj Lirisë

KF Rahoveci përballet me KF Lirinë në Rahovec të shtunën nga ora 14:00.

Dueli zhvillohet më 29 mars, në natën e madhe të Bajramit.

osa1

Allahu qoftë me ekipin në këtë ditë të veçantë për muslimanët dhe Allahu i udhëzoftë lojtarët tanë drejt suksesit.

Kjo pasi një fitore ndaj Lirisë na jep gjasa maksimale për të mbijetuar, e çdo gjë tjetër na fundosë shumë keq dhe na lë pa gjasa për mbijetesë.

Që të kemi shanca të fitojmë, duhet patjetër i gjithë publiku të jetë prezent.

KF Liria është pretendente për Superligë, por në Rahovec në mes të maleve të bukura që i kemi, aty do të shkruhet historia dhe do të vazhdojë të jetëojë fuqishëm klubi 1 shekullor siç jemi ne. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.