Mobilizim i KB Rahovecit, pritet rikthim i fuqishëm!

Nëse dikush në komunitetin e basketbollit kosovar ka menduar se KB Rahoveci do të dorëzohet, atëherë duket se nuk i njeh mirë rahovecianët dhe komunitetin basketbollistik në qytetin Vreshtar.

Pas zhvillimeve të shumta brenda dhe jashtë klubit, duket se KB Rahoveci është gati për ri-instalimin e sezonit.

Pas duelit ndaj Pejës u hap afati kalimtar, ku pritet të ketë lëvizje interesante ku pritet të ketë ndryshime të shumta. Tashmë kemi konfirmuar disa largime.

Rahoveci24 ka marrë vesh se në mbledhjen e fundit të bordit është zotuar për vazhdim të sezonit dhe sigurim të mjeteve që do të mjaftojnë për të bërë kampanjë të fuqishme jo vetëm për mbijetesë – pra synimet shkojnë deri te playoffi.

Opsionet do të mbeten shumë të hapura për superyje ndërkombëtare në muajin shkurt, kur kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi pritet që të shqyejë thasët dhe të ofrojë mbështetje masive financiare për klubin e qytetit, çka do të mundësojë së paku një mega transfer gjatë muajit shkurt.

Ajo që dihet për momentin është që prioritet mbetet mbajtja e bazës aktuale kualitative, si dhe të bëhen disa lëvizje në ekip. Veçanërisht kjo mbetet e rëndësishme pas largimit të trajnerit Muhamed Thaçi, ku Rahoveci ka hyrë në rindërtim të plotë në mes të sezonit, gjë e pazakontë për klubet e mëdha siç është KB Rahoveci.

Rahoveci24 tashmë i di emrat e atyre të cilët do të transferohen, por për shkaqe të mos dëmtimit të negociatave, këto emra do të mbeten momentalisht me status konfidencial.

Ne po rikthehemi…

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.