KF Rahoveci do të presë këtë fundjavë Rilindjen 1974 në stadiumin e qytetit.
I gjithë Rahoveci duhet të jetë në përkrahje të Rahovecit pas humbjes së parë të pësuar ndaj Drenicës në mesin e shumë skenarëve të referimit dhe presionieve të cilat ndodhën në atë takim.
Tash KF Rahoveci është përcaktuar që në ndeshjet në shtëpi të mos lëshojë pikë dhe viktima e radhës do të jetë skuadra e Rilindjes 1974.
Rilindja ka 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, kurse ka katër pikë, vetëm një më pak se Rahoveci dhe sigurisht se nuk do të vijë që të mposhtet në Rahovec.
Andaj duhet përkrahja masive e publikut në këtë takim.