Miratohet buxhet për vitin 2026

Smajl Latifi ja ka dalë të miratojë buxhetin e planifikuar për vitin 2026, me 15 vota pro dhe 1 kundër.

15 votat pro ishin të gjitha nga asamblistë të AAK-së, kurse 1 votë kundër ishte nga VV-ja.

Pikërisht vota kundër ja mundësoi kuorumin, kur e gjithë opozita mungoi, ishte një asamblist i VV-së, Leonard Morina, ai që qëndroi për të votuar kundër. Madje, përkundër presioneve të ndryshme, ai qëndroi me vetdëshirë.

osa1

Ishte Edon Cana ai që vendosi të mos e votonte buxhetin dhe të parandalojë asamblistët e tjerë, teksa të njëjtën gjë e bënë edhe LDK-ja.

Kështu, Smajl Latifi arrin edhe një herë një fitore të madhe në Kuvendin Komunal, por a do ta paraprijë kjo fitoren e madhe të 12 Tetorit, mbete të shihet.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.