Është miratuar mbrëmë buxheti prej 3.2 miliardë eurosh nga Kuvendi i Kosovës, natyrisht me shumicë votash.
Me t’u kryer votimi, i entuziazmuar u shfaq deputeti Visar Korenica, që tha se ky buxhet shpreson të jetë i bereqetshëm.
Shpejt reagoi edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, që hodhi akuza të rënda mbi Qeverinë e Kosovës duke thënë se projekte jetike si stadiumi dhe sheshi do të mbeten peng e mos ndarjes së mjeteve në kuadër të buxhetit të vitit të ardhshëm.
Menjëherë ka pasuar reagimi i personaliteteve të VV-së pranë Qeverisë së Kosovës që me ashpërsinë më të madhe kanë hedhur poshtë akuzat e Smajl Latifit.
Në një prej reagimeve thuhet se deklaratat e Smajl Latifi janë akuza të pabaza dhe gënjeshtra për konsum elektoral të tij, pasi që vetëm nga MAPL komuna e Rahovecit përfitoi grante deri 1.3 milionë euro.
Polemikat do të vazhdojnë, kurse në pikëpyetje mbetet se ku do të ndërtohet stadiumi i qytetit dhe nëse Sheshi Qëndror i Qytetit do të fillojë të ndërtohet me kohë.
/Rahoveci24/