Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka dërguar propozimin e tij për subvencionimin e klubeve sportive, duke shqyrtuar kërkesat e tyre për mjete financiare.
Rahoveci24 ka siguruar dokumentin ku shihet ndarja e buxhetit për klubet sportive.
Gjithsej nga 11 mijë euro do të përfitojnë KB Rahoveci që garon në Superligën e Basketbollit të Kosovës, dhe po të njëjtën shumë prej 11 mijë eurove e përfiton KF Rahoveci që garon në Ligën e Parë të futbollit dhe gjendet në luftë për mbijetesë.
Nga 2 mijë euro përfitojnë klubet tjera regjionale si KF “18 korriku”, KF “Ratkoci” dhe KF “Xërxa, kurse klubi i shahut Rahoveci përfiton shumën prej 1 mijë euro.
Nga Shoqërita Kulturore Artistike përfitojnë 3 mijë euro SHKA Anadrini” për festivalin “Anadrinia Jehon”, kurse SHKA “Rahoveci” përfiton 700 euro.
Propozimi i kryetarit Vehapi wshtw miratuar me 19 vota pro, 5 kundwr dhe 3 abstenim.
/Rahoveci24/