Ministria e Sportit hap konkurs për projektimin e stadiumit afër “Stone Castle”

Foto: Ilustrim

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se është hapur konkursi për projektimin e tri objekteve të rëndësishme sportive, përfshirë stadiumin e ri të qytetit të Rahovecit që do të ndërtohet afër Stone Castle.

Ideja e rastësishme nga asamblisti i VV-së, Ilir Pallqa, që gjeti përkrahjen e institucioneve si qëndrore ashtu edhe lokale, dhe të vet pronarit të Stone Castle që fali tokën, pritet që të jetësohet.

640x74

Në një postim në Facebook, ministri konfirmoi se është hapur konkursi për projektimin e stadiumit.

Studiot arkitekturore pritet që të aplikojnë për projektimin e ndërtimit të këtij stadiumi.

/Rahoveci24/  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.