Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar me anë të një postimi në faqen zyrtare se do të punohet edhe gjatë fundjavave vetëm e vetëm që të kryhen pagesat direkte me kohë për vitin 2021 brenda këtij viti.
Ditë më parë në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp doli Albin Kurti, pas një presioni të madh nga kandidati për kryetar, Visar Korenica, që bujqit të mos lihen në harresë dhe se përpos pagesave direkte të këtij viti edhe ato të vitit 2022 të hapen në fillim të vitit të ardhshëm.
Albin Kurti konfirmoi këto dy kërkesa të Visar Korenicës dhe madje sot do të qëndrojë në Krushë të Madhe pas vendimeve të marra dje.
Ndërkaq, sot Ministria e Bujqësisë njoftoi se do të punohet edhe gjatë fundjavave vetëm e vetëm që të ekzekutohen në kohë për vitin 2021 pagesat direkte të vitit 2021.
