Ministria e Arsimit me vendim të ri për Avni Morinën, DETYRON Smajl Latifin të inicojë masa disiplinore

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonlogjisë ka dërguar një vendim të ri në drejtim të komunës së Rahovecit rreth çështjes së shumëpërfolur tashmë të Avni Morinës.

Sipas vendimit më të ri të dërguar nga MASHT-i që është institucioni më i lartë arsimor, DETYROHET kryetari aktual Smajl Latifi që të inicojë masa disiplinore ndaj Avni Morinës.

Sipas këtij dokumenti, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, detyrohet të ndërmarr masa disiplinore ndaj drejtorit të tij.

“…sipas legjislacionit në fuqi, të iniciojë masat disiplinore ndaj Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec, për shkeljet e konstatuara sipas Procesverbalit ref.10, nr.696, dt.11.08.2021 dhe Procesverbalin ref.10, nr. 1013, dt.20.10.2021…”

Nuk e respektoi Udhëzimin Administrativ, angazhoi mësimdhënës të pakualifikuar, shpërfilli vendimet e MAShT-it

Ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e veprimeve, përkatësisht mos-veprimeve të Avni Morinës, drejtor i DKA –së në Rahovec.

Shpërfillja e një vargu vendimesh, angazhimi i mësimdhënësve të pakualifikuar në disa shkolla në Rahovec, mos-respektimi i vendimeve të MAShT-it për sa u përket regjistrimit të nxënësve në profilet profesionale etj, e përbënë bazën e arsyetimit të vendimit.

Siç kemi raportuar edhe më parë, Kryetari Latifi ka hezituar t’i jetësojë vendimet e mëhershme të lëshuara nga inspektoriati dhe nuk u është përgjigjur telefonatave të gazetarit të Kosova Post. Në anën tjetër drejtori Morina, vendimet e mëhershme i pat cilësuar si “skandaloze.”

Për sa i përket vendimit të fundit, ndonëse pala e pakënaqur ka mundësi të parashtrojë ankesë (në afat prej 30 ditësh), në Komisionin për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në shkallën e dytë, kjo nuk e shtynë ekzekutimin e vendimit./KosovaPost/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.