Memli Krasniqi nuk është vetëm “nip i Rahovecit”. Ai përgjatë viteve si ministër i Bujqësisë ka kontribuar mjaft shumë për zonën e Anadrinisë.
Memli Krasniqi nuk mbahet mend vetëm për rritjen e subvencioneve dhe grantet që ka shpërndarë në përkrahje të bujqësisë së Rahovecit.
Krasniqi i cili në garën për deputet ka numrin 11, është një nga iniciatorët kryesorë të HardhFestit, festivalit të ribrenduar i cili mbahet në Rahovec.
Ai me ministrinë e tij dhe komunën e Rahovecit ishin mbështetësit kryesor dhe bashkë me Idriz Vehapin ishin njerëzit që besuan në projektin e një grupi profesionistësh në Rahovec.
Sot Hardhfesti është festivali më i madh në Kosovë që këtë vit synon të atraktojë 100 mijë turistë.
Memli Krasniqi kërkon përkrahjen e të gjithëve që të vazhdoje përkrahjen dhe projektet për Rahovecin.
Ai mund të votohet në një paketë ku janë të përfshirë edhe dy kandidatët tjerë të PDK-së, Beatrisa Pista Demiri me numër 63 dhe Andin Hoti me numër 83, kurse si pjesë e koalicionit me numër 12 është edhe Smajl Latifi me numër 68.
/Rahoveci24/