Ministri Peci “shpërbleu” veraritë me 100% rritje subvencionesh, kurse Vreshtarëve u rriten veç 100 euro subvencionet

Dallimi mes 100% dhe 100 eurove? Këtë e di sigurisht më së miri ministri i bujqësisë, Faton Peci, i cili ka favorizuar oligarkët e verës të cilëve ua ka rritur subvencionimin për 1 litër verë ne nga 4 Cent sa ishte më herët në hiç më pak se 8 Cent, kurse Vreshtarëve prej të cilëve prodhohet vera, u është rritur vetëm 100 euro për hektar subvencioni, në total 1100 (apo 10%).

Ishte Hashim Thaçai ai që para një dekade si Kryeministër i Kosovës mbajti një premtim para Vreshtarëve – e bëri subvencionimin e tyre me 1 mijë euro për hektar, gjë që atë kohë i ndihmoi shumë këtë shtresë dhe toka është punuar masivisht.

640x74

Dhjetë vite më vonë, subvencionet në vend se të dyfishohen, apo të largohen krejt me hapjen e tregjeve, ministri Faton Peci i votuar për ndryshim, e rriti vetëm për 100 euro subvencionimin e Vreshtarëve, në total 1100 euro tani është subvencioni, e ndërkaq për dallim nga 10 vite më parë, tashmë inflacioni, pandemia dhe lufta në Ukrainë ka rritur koston e bujqësisë, koston e prodhimit, koston e barërave bujqësore dhe koston e fuqisë punëtore e cila është në mungesë. Të gjitha kostot për Vreshtarët janë rritur, por subvencionet vetëm 100 euro, apo 10%.

Ndërkaq, më i kujdesshëm ministri është treguar me veraritë e Republikës së Kosovës.

Ministri Faton Peci u doli në ndihmë këtyre verarive duke ua rritur subvencionet nga 4 Cent për 1 Litër verë ne hiç më pak se 8 Cent, pra 100% rritje.

Kujtojmë se Faton Peci dhe Lëvizja Vetëëvendosje bashkë me Listën Guxo u votuan për ndryshim të madh, por ajo që ndryshoi në fakt për shtresën më të prekur dhe më të ndjeshme, Vreshtarët, është një ofendim prej 100 eurosh, kurse për oligarkët e Verës ndryshoi shumë xhirollogaria bankare dhe kemi pasur trashje të xhepit për litra të verës, një përfitim 100% për verën e cila prodhohet nga rrushi i këtyre Vreshtarëve të cilët shkelen brutalisht me çmime pikërisht nga këto bodrume të verës që subvencionohen nga ministri Faton Peci.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.