Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka qëndruar në Rahovec gjatë ditës.
Ai ka takuar fermerët, qytetarët dhe aktivistët e komunës së Rahovecit.
Visar Korenica ka publikuar një postim nga ky takim, ku ka publikuar një sërë investimesh që do të bëhen në Rahovec.
Postimi i Visar Korenices:
Me ministrin Faton Peci flas pothuajse çdo ditë. Ai vjen në Rahovec çdo javë, zyrtarisht e jo zyrtarisht sepse Rahovecin mjafton ta vizitosh një herë, dhe do ta duash përherë.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në Rahovec e ka shtëpinë e tij të dytë. Tashmë jemi mësuar me vizitat e shpeshta dhe interesimin e madh të tij për situatën e fermerëve në komunën e Rahovecit.
Gjatë takimit të përbashkët me ministrin Peci dhe të fermerë e qytetarë të pranishëm folëm për atë që do të punojmë së bashku në mandatin tim 4-vjeçar si kryetar i komunës së Rahovecit.
Ministri i Bujqësisë na njoftoi se ka shumë punë për të bërë për të përmirësuar atë që është bërë këto dy dekada me këtë ministri.
Ai shprehu ngazëllimin e tij me programin Vjeshta Rahoveciane, duke ofruar gjithë mbështetjen e tij për projektet në kuadër të programit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndër projektet më të mëdha që do të revolucionarizojnë bujqësinë dhe që përkrahen nga Ministria e Bujqësisë janë:
Sistemi i ujitjes së tokave bujqësore
Sigurimi i tregut për shitjen e produkteve
Pikat grumbulluese dhe frigoriferët për shitjen e produkteve në periudha të mëvonshme.
Komplet platforma jonë e subvencionimit
Agroturizmi deri në fuqizimin e masivizimin ndërkombëtar të tij!
Falënderoj ministrin Faton Peci, shihemi sërish në ditët në vijim!
#BashkëQeverisim
#VjeshtaRahoveciane
#VVisari144