Ministri Liburn Aliu arrin në Rahovec për të mbështetur programin e Korenicës për infrastrukturën

Ministri për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu, me t’u zbuluar programi i Lëvizjes Vetëvendosje për Infrastrukturën ka arritur në Rahovec.

Ai ka shprehur gjithë përkrahjen e tij sipas një postimi të Visar Korenicës, ku u premtua finalizimi i sheshit – vetëm pas rikonceptimit të tij.

Korenica ka thënë në postimin e tij se në Rahovec do të qëndrojë gjatë gjithë ditës minsitri Aliu sepse ka shumë punë për të bërë.

Postimi i plotë:

Në krah me ministrin, aty ku do të bëhet Sheshi i Rahovecit – sheshi më atraktiv në gjithë Kosovën!

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, me të shpalosur programin tonë për Rahovecin po qëndron në komunën tonë për të parë nga afër situatën reale dhe atë që do të punojmë në 4 vitet e ardhshme të mandatit tim si kryetar i komunës së Rahovecit.

Ministrit ja prezantova hapësirën ku do të ndërtojmë Sheshin e Rahovecit, një projekt që do të ri-konceptohet nga e para, do të shndërrohet në një atraksion unikal, që do të tërheqë brende të shumta e do të jetë një vend që do të vizitohet nga gjithë Kosova, duke ruajtur hapësirat e gjelbërta, natyrisht!

Ministri Liburn Aliu do të qëndrojë gjatë gjithë ditës në komunën e Rahovecit, sepse kemi shumë punë për të bërë për komunën e Rahovecit!

#VVisari144

#BashkeQeverisim

#VjeshtaRahoveciane

(artikull i sponsorizuar)

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.