Ministri i sportit, Hajrulla Çeku, ka qëndruar gjatë ditës në Rahovec ku është takuar me përfaqësues të sportit në komunën tonë dhe u prit nga kandidati për krytear, Visar Korenica.
Në bashkëbisedimin e tij jopolitik, Çeku dëgjoi hallet e sportistëve, për atë që mund të bëhet në përmirësimin e infrastrukturës.
Ai premtoi se me t’u bërë Visar Korenica kryetar i Rahovecit, menjëherë do të fillojë ndërtimi i stadiumit me standarde ndërkombëtare dhe siguroi se KF Rahoveci nuk do të mbetet pa shtëpi.
Hajrulla Çeku më pas qëndroi në kafeteritë e Rahovecit ku takoi qytetarë të ndryshëm.
Vizita e Harjulla Çekut nuk është ndonjë befasi kur dihet se ai ka një simpati të veçantë për Rahovecin pasi ka shumë miq në komunën tonë. /Rahoveci24/