Ministri Avdullah Hoti qëndroi në Ratkoc të dielën për të dhuruar gjak

Dje në vazhdën e aktiviteteve të Forumit të Rinisë së LDK-së Dega në Rahovec, u organizua një aktivitet simbolik dhe human.

“Vazhduam traditën e dhurimit vullnetar të gjakut në fshatin Ratkoc, këtij aktiviteti ju bashkangjitë Kryetari i degës së LDK-së në Rahovec Prof dr. Avdullah Hoti, antarë të forumit të rinisë në degën tonë, dhe struktura e kryesis së LDK-së në Rahovec.
Të rinjët e LDK-së treguan vullnetin e tyre të mirë për dhurim të gjakut si veprim human, dhe treguan gatishmërin për të kontribuar për veprimet e tilla të cilat paraqesin interes shoqëror në përgjithësi, ne do vazhdojmë edhe me aktivitete tjera të cilat janë shumë të rëndësishme për të rinjët e komunës sonë, sepse të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë”, shkruan në komunikatën e LDK-së, forumi rinor në Rahovec.

avdullahu

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.