Militantë të VV-së fyejnë rëndë Eman Rrahmanin dhe Visar Korenicën
Militantët e Lëvizjes famëkeqe “Vetvëvendosje” po vazhdojnë të bëjnë punën e tyre inspiruar nga shefi i tyre, Albin Kurti.
Tash militantëve u doli punë me Eman Rrahmanin dhe Visar Korenicën, dy drejtuesit e listës për familje.
Pas daljes nga studio të Visar Korenicës pati fyerje të shumta në drejtim të Korenicës VETËM prej militantëve të VV-së.
Qoftë me familje, apo edhe me tjera ofendime të rënda, militantët e VV-së nuk ndalen duke fyer nëpër komente në rrjetet sociale dhe mesazhe private të dy liderët e Koalicionit për Familjen.
Së fundmi fushatën në mënyrë shumë vetdijësuese e ka vazhduar Rrahmani, i cili ka pyetur ndjekësit e tij nëse do të kenë përgjegjësi para Zotti për votën e tyre, me komente të shumta nga anëtarë të VV-së që ofendonin me religjion dhe besim Rrahmanin, e duke i shigjetuar atë e Korenicën si tradhtarë.
Koalicioni për Familjen u dënua edhe nga PZAP kinse për shpërndarje të urrejtjes ndaj “grupeve të cënuara” për çka do të mbajë një konferencë për shtyp sot.
Lista për Familjen sipas të gjitha sondazheve do ta kalojë pragun dhe pritet të ketë rol kyç në formimin e qeverisë.


