Mijëra të interesuar në rajon dhe botë për Hardh Fest 2016

Më 2, 3 dhe 4 shtator në Rahovec do të mbahet festivali i rrushit dhe verës, edicioni i 15-të dhe jubilar që në dy vitet e fundit është shndërruar në një manifest të madh që quhet Hardh Fest.

Organizatorët kanë treguar për Telegrafin se tashmë janë mijëra të interesuar për festivalin.

Vetëm në eventin e hapur në faqen zyrtare janë rreth 1000 persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe rreth 1000 të tjerë që kanë shprehur interesimin për këtë ngjarje.

640x74

“Ekziston një interesim i jashtzakonshëm për tenda, për aktivitetet që do të ekzistojnë, vizitat në qendrat kulturo-historike, veraritë dhe programin artistik. Deri tash nuk janë zbuluar as 10% e asaj që është në plan për t’u bërë, teksa publiku duhet të ketë durim sepse befasitë do të jenë të mëdha. Ka të interesuar nga Kosova, nga vendet e rajonit dhe nga Evropa, madje edhe nga Amerika latine që do të zbarkojnë në HardhFest 2016. Do të jetë një festë e përmasave shumë të mëdha, teksa përgatitjet po shkojnë sipas planit. Publiku me kohë do jetë i informuar për detajet”, kanë konfirmuar organizatorë të festivalit.

Deri tash është konfirmuar pjesëmarrja e grupit legjendar shqiptar, Elita 5, DJ superstar nga Zvicra, Alex Belluscio, Borce Panov nga Maqedonia dhe grupi suedez, “Loud n’Proud” që promovon rok albumin në HardhFest, në skenën e madhe të konakut rahovecian i rrethuar nga vreshtat. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.