Basketbollisti i KB Rahovecit, Albion Metbala, ka vlerësuar se vet përballja ndaj Trepçës në çerekfinalen e Kupës së Kosovës është historike, e një fitore do të ishte ri-shkruarje e kësaj historie.
Metbala ishte pjesë e KB Rahovecit edhe në sezonin paraprak ku u realizua inkuadrimi në Superligë.
Pas dy fitoreve radhazi, për duelin ndaj Trepçës lojtari vlerëson se ekziston optimizëm dhe atmosferë e mirë në skuadër.
“Pas dy fitoreve të fundit ndjihet entuziazëm i shtuar te secili lojtar, pas gjithë ngarkesës dhe presionit që superliga si kompeticion jep vetvetiu. Me një fjalë, kemi frymuar lirshëm”, theksoi Metbala për Rahoveci24.
“Vetë ndeshja ndaj Trepçës dhe gjendja e KB Rahovecit në Superligë është hisotir në vetvete për secilin prej lojtarëve rahovecian. Të ribashkohesh si ekip i ri, të luftosh çdo pengesë financiare, infrastrukturore, organiztaive, të fitosh brenda një sezoni kupën, të startosh Superligën dhe të arrish të mbetesh në Superligë, ç’mund të jetë tjetër pos histori e artë e basketbollit në Rahovec. Jam krenar që po përjetoj këtë fazë të ekipit si lojtar”.
“Konisderoj që fakti se mund të quhemi kundërshtarë të denjë të secilit ekip në Superligë tregon suksesin e KB Rahovecit deri tani. Çdo rezultat pozitiv do të rikonfirmonte përpjekjet tona të vazhdueshme për të mos u ndalur. Ne jemi gati të japim maksimumin. Shpresojmë në korrektësi të ndeshjes”.
“Vreshtarëve u bëj thirrje të qëndrojnë me ne, çdo fitore e jona merr kuptim kur e dijmë se të gjithë gëzohen, i madh e i vogël në qytetin tonë. Motivi jeni ju, e ju paçim gjithmonë. Forca Vreshtarët”, deklaroi Metbala.