Artvision ka njoftuar se do ta mbështesë atletin elitar, Erzen Zyberaj, drejt vrapimeve të tij të reja gjatë këtij viti.
Lajmin e bëri të ditur kompania, ku në një foto shihet Zyberaj me drejtuesit e Artvision, Taulant Pallqa dhe Gardalin Shtavica.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se synimi është të mbështetet Zyberaj, vrapuesi i Rahovecit i cili bëri krenar të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
Ai njëkohësisht do të jetë imazhi i ri i Artvision dhe i një produkti të ri që është paralajmëruar se do të lansohet së shpejti, një produkt i një natyre globale, gjithnjë sipas kompanisë.
Postimi i Artvision:



