Merovci: Ylli jo më i mirë se ne, Trepça s’është e pamposhtshme

Lojtari më me përvojë te KB Rahoveci, Mustafë Merovci, ka folur për Rahoveci24 para duelit ndaj Trepçës që zhvillohet të shtunën.

Merovci tregon se humbja ndaj Yllit i dhemb shumë skuadrës dhe lojtarëve, pasi që ekipi nga Suhareka nuk është më i mirë se sa KB Rahoveci, teksa ndjen se ishte mëkat që epërsia u lëshua në minutat e fundit, ndonëse Hasanin e quan lojtar të madh me të cilin ka luajtur bashkë në tri skuadra.

Sipas Merovcit, ri-matchi ndaj Trepçës është një mundësi për të shfaqur një performancë të mirë dhe për t’u angazhuar më shumë për t’i nxjerrë kualitetet e skuadrës, pasi që kjo nuk u arrit në ndeshjen çerekfinale.

Ai ka shprehur mirë se ardhje për lojtarin e ri, Ronald Farmer, qendrën gjigante amerikane, që pritet të aterojë shumë shpejt në Kosovë dhe pritet të jetë i gatshëm për Trepçën.

Teksa për tifozët “Vreshtarët”, Taki thotë se ata janë fantastik dhe se patjetër që ekipi do t’i gëzojë ata.

“Normal që pas secilës humbje është normale që morali të bie, sidomos kur dihet se ekipi që kemi luajtur (Ylli) nuk është më i mirë se sa ne dhe kur dihet se ne e kemi pasur epërsinë deri në tetë sekondat e fundit kur edhe e humbëm lojën, teksa vazhdimisht ishim në avantash”.

“Nuk jam penduar pse kam pasur pesë faulla dhe fakti që s’kam qenë prezent në parket në momentet vendimtare për skuadrën, por faulli i pestë që ma kanë referuar nuk ka qenë i imi. Referët janë njerëz që gabojnë, por s’mund të them se po të isha unë në lojë do të fitonim, sepse kurrë nuk i dihet edhe pse në sekondat e fundit ka shumë rëndësi përvoja. Me Mukin (Muhamed Hasanin) kam qenë në tri ekipe së bashku, jemi lojtarë profesionitë dhe sa do që humbja dhemb, kemi ndeshjen e ardhshme ndaj Trepçës ku do të përmirësohemi”.

“Trepça është një ekipë shumë e mirë dhe e organizuar me lojtarë që kanë luajtur bashkë gjatë gjithë sezonit. Ata nuk janë ekipë e pamposhtur e sa i përket ndeshjes së Kupës definitivisht kemi mundur të luajmë më mirë, por është lojë e shkuar ajo dhe duhet të harrojmë dy ndeshjet e fundit dhe të vazhdojmë përpara”.

“Nëse janë të vërteta zërat se po vjen qendra e re (Ronald Farmer) atëherë është mirë për ekipin dhe për konkurrencën e shëndoshë në ekipë, vetëm kështu mund të japim maksimumin dhe besoj se do të ndikokjë për së miri ardhja e tij në ekip’.

“Për tifozët Vreshtarët çdo fjalë është e tepërt, vetëm ju siguroj që do ta japim çdo gjë nga vetja për fitore dhe i siguroj të gjithë që ditë shumë të mira po vijnë për ekipin e KB Rahovecit”, deklaroi Mustafë Merovci – Taki për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.