Merovci: Peja e lodhur, tifozët të na besojnë, ditë të mira po vijnë me palestër

Basketbollisti i KB Rahovecit, Mustafë Mervoci, ka deklaruar për Rahoveci24 se ndeshjet ndaj Pejës do të jenë të vështira, por se Peja është e lodhur. Ai nuk dëshiron të komentojë për situatën e Muhamed Hasanit, teksa thotë se lëndimet kanë prekur skuadrën. Tifozëve “Taki” i ka porositur që të jenë të durueshëm dhe të besojnë e ta përkrahin klubin, sepse ditë të mira në palestrën e qytetit po vijnë, aty ku sipas tij do të kenë frikë të vijnë shumë ekipe që të luajnë.

“Skuadra është mjaft mirë si dhe atmosfera në ekip është shumë e mirë. Kemi pasur 10 ditë kohë për t’u rikuperuar dhe kohë për t’i korrigjuar gabimet qe i kemi bërë ndeshjeve të kaluara”.

“Sa i përket ndeshjeve ndaj Pejës, këto dy ndeshje besoj që për ekipin tonë janë lojë më të vshtira, kur dihet se Peja ka lojtarë cilësorë, mirëpo avantazhi i ekipit tonë është sepse ata kanë pasur javë të ngarkuar dhe janë të stër lodhur dhe besoj se kjo është përparësia ku ne duhet ta shfrytëzojmë”.

“Sa i përket befasisë së mundshme me fitore në këtë duel ne secilin takim japim maksimumin dhe do të bëjmë sa më pak gabime që të dalim në fund fitues”.

“Kemi pasur lëndime këto 10 ditë dhe normal që është problem kur ekipi nuk është komplet, mirëpo ekipi jonë nuk varet nga individët është normale që të ketë lëndime mirëpo asnjëherë për t’u dorëzuar. Sa i përket situatës me Mukin është çështje e klubit për brenda dhe nuk kam dëshirë të jap një mendim”.

“Sa i përket tifozëve Vreshtarët, ju them se nuk ka vend për dëshpërim, përkundrazi duhet të mburren me ekipin e qytetit mos të harrojmë se është vetëm viti i parë në Superligë dhe çdo fillim është i vështirë, kështu që prej vitit në vit do të bëhet edhe ekipi më i fortë dhe me përfundimin e palestrës gjërat do të ndryshojnë për ekipin do të jetë vendi i stërmbushur me tifozë dhe ekipet kundërshtare do të kenë frikën për të luajtur në këtë palestër”, u shpreh Taki për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.