Një nga basketbollistët kyç të KB Rahovecit, Mustafë Merovci, ka deklaruar para ndeshjes më të madhe në histori të sporti të Rahovecit ndaj Trepçës se vetëm me ndihmën e tifozëve ekipi mund të kualifikohet tutje, kurse ftoi të gjithë të jenë në Suharekë të martën.
Rahoveci do të ketë rastin të realizojë arritën më të madhe në histori të sportit të qytetit duke u kualifikuar në FinalFour (gjysmëfinale) të Kupës së Kosovës.
Dhe Merovci thotë se Trepça mund të mposhtet vetëm me ndihmën e tifozëve.
“Dueli kundër skuadrës së Trepçës që do të luhet në mesjavë për ekipin tonë është sfida më e rëndësishme e këtij sezoni, jpër arsye që ekipi që do të del fitues do të kualifikohet për në FinalFour (gjysmëfinale) të Kupës, dhe ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje”.
“Me ndihmën e tifozëve tanë që janë të mrekullueshëm dhe që na përkrahin në secilën ndeshje besoj që do të arrijmë të mposhtim ekipin e Trepçës”.
“Mesazhi im për tifozët vreshtarët është që në ndeshjen kundër Trepçës të vijnë sa më shumë në numër sepse ata janë motivimi jonë dhe lojtari jonë i gjashtë”, deklaroi Merovci për Rahoveci24.
Mustafë Merovci është një nga armët më të mira ofensive të Rahovecit.
Ai është shënues konstant dhe këtë e tregoi edhe ndaj Vëllaznimit me 14 pikë të realizuara.