Meriton Korenica merr numrin 10 te Metalurgu (Foto)

Futbollisti nga Rahoveci, Meriton Korenica, ka marrë numrin 10 te klubi Metalurg i Shkupit.

Meriton Korenica kaloi kohë më parë në formë huazimi gjashtë mujor nga Shkëndija te Metalurgu i Shkupit.

Aty Toni pritet të ketë më shumë hapësira ku do të mund të tregojë veten te një prej klubeve më të mëdha maqedonase, shkruan Rahoveci24.

Dhe klubi i tij i ri tashmë duket se po i beson shumë, pasi që në një foto ekskluzive të siguruar nga Rahoveci24, ai shihet me fanellën me numrin 10 që e marrin lojtarët kryesorë.

Meriton Korenica po vazhdon përgatitjet me Metalurgun për stinorin pranveror, ku presim të shohim shumë gola dhe paraqitje spektakolare prej tij. /Rahoveci24/

toni 1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.