Meriton Korenica me disa oferta nga Suedia

Teksa është në pritje fillimi i kampionatit suedez, i cili është në pushim, në po këtë kampionat pritet të kalojë shumë shpejt një futbollist kosovar.

Është mesfushori ofensiv i Lirisë, Meriton Korenica, i cili ka marrë disa oferta të rëndësishme nga Suedia.

Lojtari pritet që brenda pak ditësh të udhëtojë në drejtim të shtetit skandiav, ku do të realizojë prova me ç’rast pritet edhe më pas të vendosë për të vazhduar karrierën në futbollin suedez.

Korenica ka qenë startues për Lirinë në Superligën e Kosovës në futboll kur drejtimin e klubit prizrenas e kishte Ramiz Krasniqi në këtë pjesë të kampionatit.

Ai ka realizuar edhe golin më të shpejt këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.