Meriton Korenica i jashtëzakonshëm, hap serinë e golave në ndeshjen Prishtina – Ferizaj

Ish-futbollisti i Rahovecit dhe ai aktual i Prishtinës, Meriton Korenica, vazhdon me formën fenomenale.

MK7 siç njihet nga gurmanët e futbollit kosovar, ka realizuar gol për “bardhë e kaltërit” nga kryeqyteti, në sfidën ndaj Ferizajt, e cila sfidë ka filluar në ora 18:00.

Rezultati është 1-1, ndërsa “vreshtari” i dikurshëm shënoi në minutën e tetë, me ç’rast edhe hapi serinë e golave.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.