Rahoveci do të jetë më i bashkuar se kurrë në finalen para finales ndaj Pejës.
Se qyteti është prapa e tregon edhe fakti se biletat thuhet se janë shitur.
Madje ka edhe mërgimtarë që kanë ardhur nga diaspora për ta përkrahur KB Rahovecin.
I tillë që sakrifikoi ishte edhe Naim Dina, i cili udhëtoi vetëm e vetëm që ta përkrah KB Rahovecin.
Klubi i basketbollit gjallëroi dhe po bën krenar gjithë qytetin.