Mërgimtarët priten pa ndriçim në rrugët kryesore

Foto: Arkiv

Mërgimtarët e Rahovecit priten në shtëpinë e tyre si mos më keq, në terr.

Qytetari digjital ka raportuar për Rahoveci24 se ka dy ditë që ndriçimi nuk funksionon në rrugët si Xhelal Hajda – Toni, Xhevat Kasapi, Ibrahim Rugova e të tjera.

Duket se shiu i rrëmbyeshëm i të mërkurës mbrëma ka dëmtuar në masë të madhe ndriçimin.

Kjo ka bërë që rrugët të mbeten në terr dhe që qyteti të duket i tmerrshëm.

Ndërkaq, më keq është pritja e keqe për mërgimtarët të cilët në qytetin e tyre priten në terr një gjë që ata nuk e kanë pritur.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.