Bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë po vijnë masovikisht në prag të festës së Kurban Bajramit.
Tashmë në qytet dhe në fshatrat përreth po dallohet një gjallëri më e madhe, kryesisht nga veturat e reja dhe moderne të cilat po shfaqen dhe po gjallërojnë ambientet.
Më shumë njerëz shihen edhe në vendet publike, çka pritet të ndikojë pozitivisht në ekonominë e bizneseve të vogla në komunën e Rahovecit.
Mërgimtarët kanë gjallëruar Rahovecin në prag të festës së Kurban Bajramit, pa asnjë dyshim.
/Rahoveci24/