Pa kaluar as një orë nga raportimi i Rahoveci24 për ndërprerjen e ndriçimit në rrugën te Parku i Qytetit, menjëherë autoritetet komunale kanë kthyer ndriçimin.
Në një komunikim me drejtorin për Shërbime Publike, Muhamet Behra, ky i fundit konfirmoi defektin në disa rrugë.
“Menjëherë kam dalë në vendin e ngjarjes, ka pasur probleme për shkak të erërave të fuqishme. Tash është kthyer. Jemi 24 orë në gjendje gatishmërie për qytetarët, tha Behra për Rahoveci24.