Kapiteni i KB Rahovecit, Bardh Rexha, nuk është demoralizuar pas disfatës në ndeshjen e pestë ndaj KB Yllit.
As 24 orë pa përfunduar ndeshja, kapiteni i KB Rahovecit u drejtua në palestrën “Mizahir Isma” për të filluar përgatitjet për edicionin e ardhshëm.
Duket se Bardh Rexha e ka marrë si motiv edicionin e kaluar ku nuk pati aq shumë hapësira e besim nga trajnerët Loci dhe Takianos, e tash do të punojë fort për të kapitalizuar talentin e tij dhe për t’i dalë në ndihmë klubit në edicionin e ri.
Bardh Rexha ishte i pandalshëm në Ligën e Parë megjithatë, ku shkëlqeu me mesatare monstruoze.
