Kryetari i komunes se Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur udheheqes te Qendres Rinore SHL Kosova.
I pari i Rahovecit nenshkroi nje memorandum mirekuptimi, per te ndihmuar aktivitete per te rinj qe kjo qender i perkrah dhe i mundeson.
“Sot, pritem ne takim z.Enis Durguti, drejtor ekzekutiv i Qendres Rinore ShL-Kosova dhe znj.Vjollca Selimi-Gurgule, kordinatore prane kesaj Qendre.
Ne kete takim, perpos qe biseduam per aktivitetet rinore qe zhvillohen ne kete Qender dhe domosdoshmerine e zgjerimit te tyre per te ndihmuar Rinine e Komunes se Rahovecit, ne nenshkruam edhe nje Memorandum Mirekuptimi per te punuar se bashku ne perkrahjen e aktiviteteve rinore”, ka shkruar kryetari Vehapi në faqen personale në Facebook.