Memli Krasniqi në Rahovec: Vota për PDK-në, votë që sjell ndryshim në Rahovec

Kandidati për deputet nga PDK, Memli Krasniqi, ka qëndruar në një prej qyteteve të tij më të dashura, në Rahovec bashkë me partiakët tjerë.

Krasniqi qëndroi fillimisht me Enver Hoxhajn dhe kandidatët për deputet në Rahovec ku në formë madhështore u hap fushata.

Në fjalën e tij, Krasniqi deklaroi se vota për PDK-në është votë që i sjell ndryshim Rahovecit, ndërkaq precizoi se me fondin për rimëkëmbje prej 1 miliard eurosh, do të ndihmohet edhe Rahoveci dhe bujqit e kësaj ane.

Për Memli Krasniqin, Rahoveci është qytet mjaft i dashur pasi ka lidhje të afërta familjare, ndërkaq ndihmoi shumë bujqit sa ishte ministër i bujqësisë, ndërkaq mbështeti në fillimet e tij edhe festivalin HardhFest.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.