Pas mesnatës vetura e Ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqit është përfshirë nga zjarri.
KALLXO.com sjell filmimet ekskluzive nga vendi i ngjarjes.
Ministri Krasniqi i pyetur nga KALLXO.com rreth rasti ka pranuar se vetura është e tij por për detaje të tjera ka sugjeruar të kontaktohet policia.
“Është vetura ime për të tjerat pyeteni policinë” ka thënë shkurt Krasniqi.
Zyrtarët e policisë deri në këto momente nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim zyrtar për shkaktarët e zjarrit në makinë e zyrtarit qeveritar.