Mehmetaj: VV do të dilte e para në Rahovec, por Kurti eliminoi Visar Korenicën dhe të tjerët

Analisti i Debat Plus, Lirim Mehmetaj, ka analizuar rezultatin në Rahovec, ku ai ka thënë se situata aktualisht është shumë interesante.

Ai ka analizuar rezultatin në tërësi ku e cilësoi si favorit Smajl Latifin.

osa1

Kur e diskutoi rezultatin e Vetëvendosjes, ai tha se kjo parti kishte trendin për t’u bërë partia e parë në Rahovec, por se më pas Kurti eliminoi Visar Korenicën dhe të tjerë figura të rëndësishme atje për kodin civil, ndonëse edhe kandidati aktual i VV-së, Ali Dula, nuk e përkrah kodin civil.

Sipas Mehmetajt rënia e Vetëvendosjes në Rahovec nuk është aspak e çuditshme, por e pritshme, ku tash e ka në rrezik balotazhin. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.