Mehaj viziton Rahovecin, Latifi: FSK do të ndërhyjë me makineri për hapjen e disa kanaleve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot komunën e Rahovecit, për të parë dëmet që janë shkaktuar pas vërshimeve të mëdha.

Mehaj u prit nga kryetari i komunës, Smajl Latifi.

640x74

Latifi tregoi se ekpet e FSK-së pritet të ndërhyjnë me disa makineri për hapjen e disa kanaleve, për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë.

“Pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në komunën tonë, ekipet e FSK-së, pritet që të ndërhyjnë me makineri të cilat për hapjen e disa kanaleve dhe vijave për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.

“Falemnderit për vizitën dhe përkrahjen minstrit Mehaj dhe ekipeve të FSK- së!”, shtoi Latifi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.