Në një artikull të publikuar nga Rahoveci24 pak orë më parë është raportuar se nuk është ndarë asnjë cent për stadiumin e Rahovecit dhe 350 mijë euro u ndanë nga ana tjetër për stadiumin e Ratkocit.
Ky është një lëshim teknik i ministrisë së Financave. Në projektbuxhetin që mund të gjendet në ministrinë e Financave, dokumentin zyrtar, shihet qartë se nuk është ndarë asnjë mjet për stadiumin e Rahovecit.
KLIKO – Projekbuxheti 2017 sipas Ministrise së financave, ku nuk ceket stadiumi dhe ku u bazua Rahoveci24.
Megjithatë, në një dokument tjetër për buxhetin publikuar më 6 janar në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, figuron se për stadiumin e Rahovecit janë ndarë 150 mijë euro për renovim.
Raportimi i Rahoveci24 ishte i bazuar në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Financave, i cili në fakt kishte lëshime teknike dhe ende nuk është përditësuar (nuk është bërë update).
KLIKO – Projektbuxheti i përmirësuar pa gabim në gazetën zyrtare, ku përfshihet stadiumi
Update me përmirësimet rreth buxhetit ku edhe është shtuar renovimi i stadiumit të Rahovecit figuron në gazetën zyrtare, prej ku edhe një herë konfirmohet se për stadiumin e Rahovecit janë ndarë 150 mijë euro.