Lulzim Hasku ka lëshuar pe dhe ka pranuar vendimin e kryetarit Idriz Vehapi për t’u bërë drejtor i Inspeksionit.
Pas vendimit të kryetarit Idriz Vehapi për ta lëvizur Lulzim Haskun në drejtorinë e Inspeksionit nga drejtoria e Bujqësisë, ishte ky i fundit ai që kishte dilema të veta.
Por, Rahoveci24 mëson se ai ka pranuar dhe ka nënshkruar vendimin e kryetarit Vehapi sot gjatë ditës, për t’u bërë kështu drejtor i drejtorisë për Inspeksion.
Për këtë mësohet se janë angazhuar një sërë drejtorësh që kanë bindur Haskun të mos largohet dhe të vazhdojë punën, duke qenë një prej drejtorëve më efikas të qeverisjes.
Kështu Lulzim Hasku me eksperiencën e tij pritet t’i hyjë sfidave të mëdha në drejtorinë e Inspeksionit, një drejtori kjo që nën drejtimin e Muhamet Behrës ka lënë shumë për të dëshiruar. /Rahoveci24/