Megjithatë ka aktivitete për fundvit, komuna bashkohet me venarët dhe kafiqat e rrugës “Xhevat Kasapi”

Komuna e Rahovecit ka konfirmuar megjithatë se do të mbahen aktivitete për fundvit, ndryshe çka u frikësua së fundmi nga qytetarët dhe portale të ndryshme lokale.

Në një konfirmim nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, sërish konfirmohet se aktivitete do të ketë nga data 23 deri më datë 30.

osa1

Nga data 23 deri më datën 26 janë kafiqat ato që do të organizojnë nejat e tyre.

Ndërkaq nga data 27 deri më datën 30 do të kenë panairin veraritë me shtëpiza.

Ky ndryshim i organizimit nuk i dihet pse ka ardhur, por komuna e Rahovecit ka shkruar se është koordinuar me shoqatën e verëtarëve “Enologjia”.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.