Mediat serbe i quajnë “huliganë” heronjtë që zhlyen muralin e famëkeqit Djokovic

Mediat serbe që operojnë në Kosovë dhe ato në Serbi i kanë quajtur “huliganë” disa heronjë të qytetit të cilët zhlyen muralin e tenistit famëkeq serb, Novak Djokovic.

Ishte Djokovic ai që në French Open kishte bërë propagandë kundër Kosovës, duke thënë se “Kosova është Serbi, Stop Dhunën”.

Pa kaluar pak korë disa heronjë të gjallë, por të panjohur dhe në kushte anonimiteti, kanë reaguar duke zhlyer muralin e tenistit famëkeq serb.

Kjo nuk u prit mirë nga mediat serbe që operojnë në Kosovë dhe mediat në Serbi, që publikuan ilegalisht pamjet nga kamerat e kishës ortodokse në lagjen e epërme të qyetit të Rahovecit.

Përpos publikimit të këtyre pamjeve, ata nuk kane hezituar që këta heronjë të gjallë t’i quajnë “huliganë”.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.