Mediat rumune: Toni i kërkuar në Evropë dhe Arabi, CFR Cluj kërkon mbi 2 mil. euro

Meriton Korenica participates in the match between CFR 1907 Cluj and Politehnica Iasi at Dr Constantin Radulescu Stadium in Cluj-Napoca, Romania, on October 5, 2024. (Photo by Flaviu Buboi/NurPhoto via Getty Images)

Teksa fundi i sezonit po afrohet, mediat në Rumani kanë filluar të spekulojnë për të ardhmen e futbollistëve.

Sipas Spotmedia.ro dhe redaktorit Cristian Soitu, Meriton Korenica kërkohet nga shumë ekipe si në Evropë, ashtu edhe në Arabi, transmeton Rahoveci24.

osa1

Gazetari në fjalë thotë se klubi aktual i Meriton Korenicës do të kërkojë hiç më pak se 2 milionë euro për ta liruar, që është 10-fishi i transferimit të tij në Rumani.

Performancat e jashtëzakonshme të Meritonit e kanë bërë atë target të shumë klubeve dhe CFR Cluj do ta ketë të vështirë ta mbajë në rast të ndonjë oferte të madhe për lojtarin nga Rahoveci.

Meriton Korenica ka shënuar 12 gola dhe ka 7 asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat me CFR Cluj dhe luajti në role të ndryshme sipas nevojës së trajnerit Dan Petrescu.

Vet CFR Cluj do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm dhe nuk duhet të çuditemi nëse ai qëndron te klubi rumun nëse i ofrohet renovimi i kontratës, edhe pse do të jetë e vështirë të zbrapset interesimi i madh që ekziston për të.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.