Mediat në Shqipëri flasin për Tonin, tifozët e duan në kombëtaren Kuq e Zi

Mediat në Shqipëri kanë filluar që të flasin shumë për sulmuesin nga Rahoveci, Meriton Korenica.

Sulmuesi i cili luan edhe mesfushor sipas kërkesës së trajnerëve, po kalon sezonin e tij të karrierës, 5 gola të shënuar deri tani në garat ndërkombëtare.

Ishte Sport Ekpres që shkruajti së pari për Tonin ku në një intervistë vet lojtari nga Rahoveci konfirmoi se është i hapur për t’u bashkangjitur edhe me kombëtaren e Shqipërisë edhe pse kaloi nëpër kategoritë e përfaqësueses së Kosovës, por nga kjo e fundit në kombëtaren A nuk mori ftesë.

Tashmë edhe tifozët në Shqipëri në komente po kërkojnë që Korenica t’i bashkangjitet Brojës, Uzunit dhe Asllanit për të synuar kualifikimin në Euro 2024.

A do ta ftojë Shqipëria? Mbetet të shihet…

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.