Mediat nacionale shkruajnë për vendimin për shkarkim të Avni Morinës

Vendimi i inspektoratit të Gjakovës për shkarkimin e Avni Morinës, drejtorit të arsimit të komunës së Rahovecit, ka marrë vëmendjen e mediave nacionale.

Është Kallxo.com që ka shkruar për skandalin më të fundit të komunës së Rahovecit, ku inspektorati ka kërkuar shkarkimin deri më 28 shtator të Avni Morinës.

Në raportimin e Kallxo.com tregohet qasja e Avni Morinës ndaj drejtorëve të shkollave duke i urdhëruar ata që të mos lëshojnë kurfarë informata.

Kujtojmë se ishte arsimtarja Xhevahire Hajda ajo që fitoi rastin ndaj Avni Morinës, vendimin për shkarkim të cilin është i obliguar ta zbatojë Smajl Latifi.

Hajda është vetëm një nga shumë mësimdhënësit që kanë iniciuar procedura në inspektorat kundër Avni Morinës, i njohur për skandalet e shumta në 4 vitet e fundit.

Linku i lajmit në Kallxo.com

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.