Mediat nacionale dhe personalitete si Berat Buzhala komentojnë dorëheqjen e Ilirit nga VV

Në media nacionale është shndërruar në lajmin e ditës dorëheqja e Ilir Pallqës nga Vetëvendosja.

Kjo për faktin se ai ishte asamblsiti më i votuar dhe më aktiv i shpallur nga disa organizata.

osa1

Dorëheqja e Ilirit e publikuar në rrjetin social Facebook bëri jehonë në gjithë trojet shqiptare, duke u transmetuar nga të gjithat mediat e shkruara dhe elektronike, e duke qenë edhe lajmi i ditës.

Nuk hezitoi të komentojë as publicist Berat Buzhala, i cili publikisht është opozita më e fortë ndaj Albin Kurtit.

“Allah Allah” ka shkruar ai duke bashkëngjitur edhe postimin e lajmit për dorëheqjen e Ilir Pallqës.

Mbetet të shihet se si do të vijojë tani me Vetëvendosjen që ka mbetur vetëm me disa asamblistë të cilët dega e VV-së në Rahovec vazhdon t’i injorojë dhe po veprojnë si të pavarur.  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.