Me ngrohtësi pranë familjes, Visar Korenica uron Bajramin

Visar Korenica ka ndarë momente me familjen në një urim të veçantë për Kurban Bajram.

Postimi i Visarit:

Të dashur bashkëvendas, shqiptarë ku do që jeni,

Dita të cilën sot po e kalojmë me familjet tona dhe me të afërmit tanë, mes miqsh dhe njerëzve më të dashur, shënon gjithë atë që shqiptarët kanë kultivuar me shekuj me afërsinë, devotshmërinë dhe sakrificën për njëri-tjetrin.

Kjo ditë është simbol i solidaritetit. Ku ka më mirë se sa në këtë ditë të zgjasim dorën e të ndihmojmë nevojtarët dhe të urojmë për ditë më të mira për vendin tonë.

Me këtë rast, unë dhe familja ime e dashur urojmë që këtë ditë ta kaloni me harmoni, dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Të largojmë hidhërimet dhe të afrohemi sa më shumë me njërit-tjetrin, të punojmë së bashku, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të angazhohemi që gjithë shoqëria jonë të gëzoj vendin e merituar.

Gëzuar dhe me fat Kurban Bajrami!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.