Një mënyrë karakteristike e fillimit të fushatës po vërehet në Rahovec – është deputeti Visar Korenica ai që nuk po u ndahet proceseve zgjedhore dhe sërish po garon për kryetar të Rahovecit, por kësaj radhe me fletore e laps në dorë.
Ai takoi qytetarët në fshatin Guri i Kuq, një prej fshatrave më të lëna pas dore sipas tij gjatë mandatit të kaluar të qeverisjes.
Bashkë me të në takim shihen shumë qytetarë të kësaj zone mjaft të largët me Rahovecin.
Në postimin e tij deputeti ka listuar një varg problemesh të cilat ja treguan banorët e kësaj zone.
Megjithatë, në komente në këtë postim u shfaqën tensione, pasi menjëherë pa hezitim u shfaqën militantë të njohor të AAK-së.
Madje, aty nuk hezitoi të jetë prezent edhe kandidati për asamble, Drilon Mustafa, për të cilin kemi raportuar më parë se si me kompaninë e tij ArchiLine përfitoi vazhdimisht nga partia e tij e cila udhëhoqi komunën dhe tash duhet të arsyetojë përfitimet që i ka marrë.
Tensionet e mëdha në komente nuk hasën në rezistencë nga aktivistë e kandidatë për asamble nga VV që si duket janë në defanzivë totale për shkak të presionit ndaj qeverisë për shkak të COVID-19.
Sidoqoftë, rrugëtimi interesant që ka nisur Visar Korenica po i përgjigjen me agresivitet kandidatë e militantë të AAK-së, tensione këto që nuk i shërbejnë askujt, ndërkaq edhe aktivistët e kandidatët e VV-së ndoshta do të duhet të jenë më aktiv në debat më oponentët e tyre politik nëse dëshirojnë të kenë gjasa për të ndërruar pushtetin në Rahovec.
/Rahoveci24/